2009-09-14 17:54:44

Gjykata e Hagës: nesër skadon afati për regjistrimin në debatin për Kosovën


(14.09.2009 RV)Nesër skadon afati i regjistrimit në debatin publik për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, i cili do të zhvillohet në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, duke filluar nga 1 dhjetori. Deri tani, kanë paraqitur dokumenta në favor ose kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia, 35 vende, përfshi Beogradin. Mund të paraqiten në këtë diskutim edhe autoritetet e Kosovës, pavarësisht se vendi nuk është anëtar i OKB-së, por njihet vetëm nga 62 shtete. Ka qenë Serbia, ajo që i ka kërkuar Gjykatës së Hagës të japë mendim mbi pavarësinë e Kosovës, por vendimi që mund të marrë gjykata nuk është i detyrueshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.