2009-09-14 17:55:08

Bin Laden: amerikanë lirohuni nga Izraeli


(14.09.2009 RV)Tri ditë pas përvjetorit të tetë të sulmit terrorist të 11 shtatorit, Osama Bin Laden bëhet i gjallë me një mesazh audio, ku e paralajmëron popullin amerikan për lidhjet e tij me Izraelin, të cilat, specifikon ai, “më kanë shtyrë të organizoj atentatet kundër Kullave Binjake”. Mesazhi është publikuar në një faqe islamike interneti, përdorur edhe herë të tjera dhe titullohet “Deklaratë për popullin amerikan”. Në të, Bin Ladeni kërkon që amerikanët të lirohen nga terrorizmi ideologjik i neo-konservatorëve dhe nga lobi izraelit, shkaktar i luftrave në Irak e Afganistan. Presidenti Obama ka mbajtur në stafin e vet eksponentë të administratës Bush, si sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts, prandaj nuk ka ndryshime në politikën e tij, përfundon lideri i terrorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.