Probleme ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në Bangladesh
(12.09.2009 RV)Vjedhje me armë në banesa, shitje me forcë të terreneve, përpjekje
për sekuestrime e vjedhje të motoçikletave. Është kjo gjendja që po përjeton bashkësia
katolike e Solepurit në Bangladesh, e cila që prej javësh është vënë në shënjestër
të disa bandave myslimane. Pavarësisht nga denoncimet, policia nuk ka ndërhyrë asnjëherë.
Kisha e Shën Jozefit në Solepur, ndërtuar në vitin 1850, është një nga vendet më të
lashta të kultit në Bangladesh.