2009-09-12 16:46:32

Fushata kombëtare e të krishterëve pakistanezë për të drejtat e tyre


(12.09.2009 RV)Të krishterët pakistanezë vazhdojnë të jenë nën presionin e grupeve fondamentaliste islamike, por vazhdojnë fushatën e tyre kombëtare për të sensibilizuar publikun e për t’i kërkuar qeverisë më shumë mbrojtje. Gjatë ditëve të kaluara, bashkësitë e krishtera të Islamabadit dhe të Raualpindit manifestuan paqësisht, duke kërkuar të drejtat e tyre si liria e kultit, e fesë, e shprehjes, e arësimimit dhe e drejta të jetojnë në harmoni me banorët e tjerë të vendit. Të krishterët kërkuan drejtësi për dhunën e pësuar nga bashkësitë e besimtarëve në Gojra e në vende të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.