2009-09-12 16:43:02

Fillojnë kremtimet për 1100 vjetorin e Abacisë së famshme të Klënisë


(12.09.2009 RV)Abacia e Klënisë në Francë filloi sot kremtimet për 1100-vjetorin e themelimit. Ajo njihet si një nga vendet kryesore të krishterimit në Evropën mesjetare. Vepra e madhe e Klënisë është jeta e mijëra murgjërve të Rregullës së Shën Benediktit. Përveç arkitekturës, artit, shkencës, në mendjen e organizatorëve të kremtimeve, Klëni 2010 duhet të jetë rasti për të zbuluar jetën dhe përshpirtërinë e Abatit të famshëm, Shën Odonit. Ai është lindur rreth vitit 880 dhe ka vdekur në vitin 942. Vetë Benedikti XVI e kujtoi në audiencën e përgjithshme të 2 shtatorit, duke vënë në dukje virtytet e shenjtit si kujdesin e tij për shpirtrat, impenjimin për paqen ndërmjet Kishave, respektimin e Urdhërimeve të Tënzot, vëmendjen ndaj të varfërve, punën me rininë, respektin për të moshuarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.