2009-09-11 16:09:39

Selia e Shenjtë e pranishme në Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore


(11.9.2009 RV)Selia e Shenjtë këtë vit do të marrë pjesë në kremtimet e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, manifestim që organizohet nga Këshilli i Evropës e në të cilin aderojnë mbi 40 Vende të Kontinentit të Vjetër. Manifestimi do të zhvillohet të dielën më 27 shtator mbi temën “Thesari evropian për dialogun ndërkulturor”. Në këtë ditë, hyrja në Muzetë e Vatikanit do të jetë e lirë si dhe në të gjitha Katakombët e Romës që janë të hapura për publikun. Më tutje, të shtunën më 26 shtator, pranë Katakombeve të Shën Kalistit në Romë do të hapet ekspozita fotografike mbi temën: “Doket e dëshmitë e varrimit të Romës së lashtë: varrimet e krishtera, pagane e judaike në ballafaqim” (Via Appia Antica, n.110, orari nga ora 10 deri në 17). Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 tetor. Kujtojmë se në përgatitjen e programit të Vatikanit për Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore kanë bashkëpunuar Komisioni Papnor për Pasuritë Kulturore të Kishës, Muzetë e Vatikanit, Komisioni Papnor i Arkeologjisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.