2009-09-11 15:52:46

Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Panamasë, Rikardo Berrokal


(11.9.2009 RV)Sot paradite në Pallatin Apostolik në Kastel Gandolfo, Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Panamasë, Rikardo Alberto Martinelli Berrokal, i cili më pas u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga imzot Dominik Mambertě, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Bisedimet e përzemërta - njofton Salla e Shtypit e Vatikanit - mundësuan një shkëmbim të frytshëm opinionesh mbi tema që kanë të bëjnë me rrethanat ndërkombëtare e rajonale. Po kështu është folur edhe mbi disa aspekte të situatës në Panama, në mënyrë të veçantë mbi politikat sociale të ndërmarra nga Qeveria, mbi projektet e zhvillimit për vendit, si dhe mbi bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shtetit në kuadrin e promovimit të vlerave të krishtera e të së mirës së përbashkët”. Presidenti i Panamasë, Berrkola, i drejtoi Papës ftesën për të vizituar Vendin.







All the contents on this site are copyrighted ©.