2009-09-11 14:09:51

Kryeipeshkvi që organizoi Kuvendin Kishtar të Abërit imzot Vinçenc Zmajeviç në përvjetorin e vdekjes


(11.9.2009 RV)Si sot më 11 shtator 1745 u nda nga jeta kryeipeshkvi i Tivarit imzot Vinçenc (Visk) Zmajeviç, personalitet i shquar kishtar i shekullit të 18 me origjinë kroate që ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit. Imzot Zmajeviçi u mor me organizimin por edhe me hartimin e dokumenteve të Kuvendit Kishtar të Arbërit që u botuan më 1703 në latinisht e shqip. Po kështu imzot Zmajeviçi ndihmoi për përhapjen e shkollave shqipe dhe për botimin e librave liturgjike e katekistike shqip.







All the contents on this site are copyrighted ©.