Karitasi Shqiptar njofton mbi tërmetin në rrethin e Dibrës
(11.9.2009 RV)KOMUNIKATE PER SHTYP e KARITASIT SHQIPTAR PER TERMETIN NE RRETHTIN
E DIBRES Lidhur me tërmetin në rrethin e Dibrës, qe ra ne mesnatën e dt. 7.09.2009,
Caritasi Shqiptar dërgoi menjëherë per inspektim ne vendngjarje grupin e emergjencave
sebashku me Ipeshkvin i Dioqezës se Rrëshenit Mons. Cristoforo Palmieri. Ne takimin
qe patën me krerët lokal dhe nga mbikëqyrja direkte e zonave te prekura, grupi i Caritasit
shprehu predispoziten e tij per te bashkepunuar dhe per te ndihmuar ne permiresimin
e gjendjes. Paraprakisht, Caritasi Shqiptar ka derguar nje sasi çadrash dhe batanijesh
per banoret e mbetur pa strehim. Pas verifikimit te gjendjes, Caritasi Shqiptar ne
bashkepunim me Dioqezen e Rreshenit premton se do te impenjohet me mjaft perkushtim
qe te sjelle ndihma te tjera per banoret e prekur nga termeti. Kjo do te filloje te
materializohet qe ne ditet ne vijim. Caritas Shqiptar pas nje analize te bere
te situates nga nje grup pune i nisur enkas per kete arsye ne fshatin Shupenze, ka
bere vleresimin e situates dhe menjehere pas kesaj me daten 10/09/2009 eshte nisur
nje tjeter grup nga Caritasi Shqiptar per te derguar nje kamion me ndihma per banoret
te cilet jane prekur me shume nga termeti. Ndihmat e derguara konsistonin kryesisht
ne veshembathje dhe batanije. Ndalesa e pare e Caritas Shqiptar ka qene Komuna e Shupenzes. Caritasi
Shqiptar njofton personat dhe bizneset te cilet jane te interesuar te ndihmojne materialisht,
se prane zyrave te Caritasit eshte ngritur nje grup pune me te cilin mund te kontaktoni
ne numrin: 04 – 2230088 prane zyrave ne adresen: Caritas Shqiptar – Rruga Don Bosko,
4 – Tirane. Nderkohe, per ata qe duan te kontribuojne financiarisht mund ta
bejne kete prane bankes Intesa San Paolo me keto te dhena: Account holder: Caritas
Shqiptar Account.no: 30473131801 Emri i bankes: INTESA SAN PAOLO Derdhja
e parave: Per Termetin Diber
Kujtojmë se Caritasi Shqiptar është nje organizate
bamirëse e Konferencës Ipeshkvnore te Kishes Katolike, e cila eshte krijuar qe ne
vitin 1993. Caritasi Shqiptar operon ne te gjithe territorin e Shqiperise, nepermjet
gjashte zyrave te tij dioqezane, ne Shkoder, Lezhe, Rreshen, Lac-vau-Dejes, Tirane
dhe Elbasan. Qe nga themelimi i tij Caritas ka dhene nje ndihme shume te madhe
per perballimin e emergjencave civile, dhe eshte gjendur gjithmone prane njerezve
ne nevoje.
Tirane, 11 shtator 2009 Caritas Shqiptar. Dr.
Albert P. Nikolla Drejtor Kombetar