Ushtaria e Pakistanit vrau gjashtë “terroristë të huaj”
(10.9.2009 RV)Ushtarët e Pakistanit kanë vra sot gjashtë “terroristë të huaj”,
kombësi uzbeke e afgane, në kuadrin e ofensivës kundër talebanëve që kanë ndërmarrë
në rajon. Udhëheqja e forcat e Islamabadit u informuar për vendndodhjen e terroristëve
nga person i moshuar, i cili refuzoi shpërblimin për gjestin e tij, njofton një deklaratë
e ministrisë së mbrojtjes në Islamabad duke nënvizuar se popullsia civile gjithnjë
më tepër është duke mbështetur ushtarët në luftën kundër terroristëve. Ndërhyja e
forcave të Pakistani u zhvillua në zonën e Dureshahut, ku janë sekuestruar armë e
municion. Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Pakistanit, që nga viti 2001 janë vrarë
4.000 terroristë, 1800 prej të cilëve vetëm në vitin 2009, dhe janë arrestuar edhe
3000 të tjerë. Pjesa kryesore ka të bëjë me ofensivën që ka shpërthye sivjet në Luginën
Svat, në kufi me Afganistanin. Në tetë muajt e vitit 2009 ushtarët kanë vra 1800 talibanë
e arrestuar 2000. Nga ana e ushtrisë, në luftime me terroristët kanë humbur jetën
gjithsejtë 1900.