2009-09-10 17:58:46

Presidenti Obama paraqet në Kongresin planin e tij për reformën e sistemit shëndetësor


(10.9.2009 RV)Presidenti Obama paraqiti në Kongresin amerikan planin e tij për reformën e sistemit shëndetësor. Barack Obama tha se reforma shëndetësore, që llogaritet të kushtojë 900 miliardë dollarë gjatë një periudhe 10 vjeçare, do të sjell “më shumë siguri e qëndrueshmëri” për të gjithë, madje edhe për personat e siguruar, duke ndihmuar kështu me dhjetëra milionë amerikanë, që nuk janë në gjendje të përballojnë sigurimin shëndetësor, e me reformën e sistemit shëndetësor do mund të kenë një sigurim përmes sistemit konkurrues mes kompanive private. Kujtojmë se në SHBA rreth 46 milionë vetë nuk kanë sigurim shëndetësor. Beteja për reformën shëndetësore “më shumë se një provë për Barak Obamën, përfaqëson një sfidë për partinë e tij”, shkruan Uashington Post.







All the contents on this site are copyrighted ©.