2009-09-09 17:58:58

Ushtria e Pakistanit: është vrarë një ushtar e 7 militantë.


Në luftimet në Pakistan vriten një ushtar dhe 7 militantë. Ushtria e Pakistanit bën të ditur se një ushtar dhe shtatë militantë janë vrarë në një shkëmbim zjarri në veriperëndim të Luginës Svat, ku ushtria tash katër muaj ka ndërmarrë një ofensivë të gjerë kundër talibanëve. Në njoftimin e ushtrisë thuhet gjithashtu se gjatë këtyre luftimeve janë arrestuar edhe 23 militantë të dyshimtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.