2009-09-09 17:55:01

Në Turqi 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet


(09.9.2009 RV)Në Turqi 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë goditur veriperëndimin e Vendit shkaktuar nga reshjet e mëdha. Në Stamboll një minibus u gëlltit nga ujërat e rrëmbyeshëm në një autostradë duke shkaktuar vdekjen e shtatë grave, të cilat po udhëtonin për të shkuar në punë. Vërshimet më të reja kanë përmbytur rrugët arteriale në Stamboll, ku kanë vdekur 11 njerëz, kurse janë bllokuar dhe janë shkatërruar me dhjetëra automjete, bëjnë të ditur zyrtarët e vendit.
Ujërat janë ngritur mbi një metër në lagjen Ikitelli të qytetit, ku janë gjetur kufomat e katër personave. Vërshimet ndodhen në orët e para të mëngjesit kur njerëzit kishin filluar të shkonin në punë. Guvernatori i Stambollit Gyler deklaroi se numri i të vdekurve nga vërshimet në qytet është ngritur në 20 vetë. Parashikohet që shiu i madh të vazhdojë gjatë javës, ndërsa autoritetet turke kanë ndërmarrë masat e nevojshme për t’i për ballë të reshurave të shumta që kanë shkaktuar vërshime në veriperëndim të Turqisë, ku janë regjistruar edhe dëme të mëdha të shtëpive dhe infrastrukturës, rrugëve dhe autostradave.







All the contents on this site are copyrighted ©.