2009-09-09 18:18:41

Mezi pres të vij tek ju: kështu u tha Ati i Shenjtë shtegtarëve çekë


(09.09.2009 RV)Ati i Shenjtë përshëndeti gjatë audiencës edhe shtegtarët e Kronvit dhe të Pragës, duke kujtuar udhëtimin e tij të afërt në Republikën Çeke, nga 26 deri më 28 shtator:
“Ju falenderoj për lutjet. Pres me gëzim të vizitoj Atdheun tuaj”.
Në Sallën Pali VI ishin sot të pranishëm edhe shoqata italiane të invalidëve të punës e atyre civilë. Qe rasti për t’u bërë thirrje shoqërisë dhe politikës:
“...që për këta vëllezërit tanë të ketë një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga institucionet e nga shoqëria”.
Ndërsa, këshilltarëve kishtarë, drejtuesve e përfaqësuesve të Koldiretit italian (Kultivuesve të Drejtpërdrejtë) u kërkoi të ripohojnë parimet etike në ekonomi, që të rigjallërohet shpresa përmes solidaritetit. Koldireti është mbledhur këto ditë në Romë për Konferencën e 36-të kombëtare.
Në një sallë pranë asaj të Palit VI, Ati i Shenjtë takoi së fundi, zv.sekretaren e përgjithshme të OKB-së, zonjën Asha-Rose Migiro.







All the contents on this site are copyrighted ©.