Forcat amerikane në Afganistan lirojnë gazetarin e rrëmbyer të ‘New York Times’
(09.9.2009 RV)Forcat amerikan kanë liruar gazetarin britanik të ‘New York Times’
i cili qe rrëmbyer të shtunën e kaluar së bashku me përkthyesin e tij në provincën
e Afganistanit, Kunduz nga talebanët. Kështu njoftoi guvernatori lokal, Abdul Omarkhel,
i cili shpjegoi se në operacionin e shpejt të lirimit të gazetarit britanik, kanë
humbur jetën tre civilë të fshatit Mungtapa si dhe përkthyesi i gazetarit, Sultan
Munadi.