(08.09.2009 RV)1 Shka kanë rá, thue, mbramë do valle, Qi atje
larg, kah Nazareti, Kanë jehue n’per male e zalle? E pse qiella, toka e deti Disi
n’gaz sot janë stolisun, Per të cillen Shkrola flet? 2 Po thonë Anës
e Joakimit Se ‘i hyll vajze u paska lé, Si ajo drita prej agimit, Si ajo
voesa e nadjes s’ré: Syni i sajë nji rreze di’llit, Shtati i sajë gjeth drandofillit: Nji
Prendverë n’blerim të vet! 3 Kúr po i qeshka syni e ftyra Neper rreze
të bindueshme, Thue po u ndęka atë herë pasqyra, M’t’cillen prirun Mendja e
amshueshme, T’natyrës s’vet sheh t’kthelltat hije, Edhe gjallë t’hyjnueshmen
Dije M’nja si vedin e perfton. 4 Disá bija t’Izraelit N’shęj
pa’n dá n’shekull, si bora, Kah shkrepë dielli krés s’zabelit: Si ‘ i Suzanë,
si nji Debora, Si Abigajli – e pastra lule, Me Juditen n’atë Betule, Kapidanat
qi i shkurton. 5 Por, si Kjo, nuk duel kurrnjâna, As kah hiri, as
kah pashija; Emen t’bukur edhe Nâna Ksa’i ka njitë, tu’ e quejtë M a r i j a: Nji
send qi, kur t’xâsh ket’ ęmen, N’shpűzë të ferrit anmiqt tręmen, Si me u shkrepë
rrfeja e Tenzot. 6 Kuer m’ngujime t’t’naltë Empirit, Ati i Dritës
ketë Bí e páka, Edhe Nânë m’i a zgjedhë të Birit N’fllad t’Dashtnís së vet Ai
dáka: Kaq iu dukka synit t’ Tí, Sá me e dashtë n’gjak e n’gjiní – N’gjiní
nierin me nji Zot! 7 Ęjët atë herë marrin flutrimin Kupa e qiellës
mâ e ndeztë kah kthiellet, E, si pasë e kishin msimin, Dymbdhetë hyj shkepin
prej qiellet, per me ndreqë me ta nji keze Të tânë dritë e të tânë rreze, Zojës
Mari m’i a çue per shęj. 8 Fíll kah hâna mandej zbrisin Krah- praruem
të trollit t’Zotit Kű ata hîjn me ‘i herë t’i a shndrisin Hânës argjanin, ndryshkë
prej motit: Perse hâna n’kohë qi t’vije, Ksajë Bij, shkamb nen kambë do t’rrije Si
tha Njai, qi urdhnon mbi ręj. 9 E me rreze të ksajë hâne E me ato
rreze të diellit, Ejët kanë nisë prap fíll t’a xâne M’endë nji veshë mbas xęjes
s’qiellit, Me të cillen do t’kandritet Vasha e vogel – kúr të rritet – Si
Mretneshë e qiellës e e dheut. 10 Pse Mbretneshë kjo Vashë do t’vęhet Mbi
rudina të Parrizit, - Gurra e dritvet fill kű xęhet - Si edhe m’rrahe të morrizit; E
perpara kësajë Zoje Gjű ‘n natyra do t’lakoje: Para Nânës së Nazareut. 11
Nazareu, po Fjala e t’Lumit, Si e caktuemja t’mbrrîje stina, Ka me dalë
prej gjiut t’Amshu’mit, E, si n’bashkë bjen serotina, Ka me u djergë n’zemer
t’ksajë Bije, Neper ravë, qi Ai veç mund t’dije, Per me marrun mish e gjak. 12
E m’atë herë kjo fjolle kemit Kjo pinjollë – lule Jerikut - Nâmi i dheut,
e i Ruzalemit - Ka m’i a shtypun kryet anmikut: Kryet anmikut ka m’i a shtypun, Qi
‘i herë n’Eden m’Landë tue hypun, Mbarë njerzimin shtini n’lak. 13 Rritu,
prá, deh! rritu, o e Lume! Si filzat kah Prendvera, Si qeprizat permbi lume, Si
njai lili, qi i vjen era: E si rrezja endu shtatit, Perse t’lémt nen hije t’mkatit Syt
t’U kqyrin per shelbim. 14 Ti na rresh, po, njatë Hyll dritet, Qi
i kje folë fisit t’Jakobit E prej s’Cillit jeta pritet; Se m’atë herë t’gjith
bijt e kobit, Qi n’per Ty do t’i shndrisë Feja, Kanë me t’xânë Ty valle t’reja, Kanë
me t’kndue per jetë n’amshim.