2009-09-07 19:05:49

Nga Ahmadinexhad asnjë kompromis mbi bërthamoren


(07.9.2009 RV)Presidenti iranian, Ahmadinexhad, ka pohuar sot se Irani është gati të nis negociatat me fuqitë e mëdha të mbledhura në grupin pesë plus një, mirëpo nuk ka shpreh vullnetin për të arritur në një kompromis mbi programin e vet bërthamor, duke nënvizuar se negociatat duhet të kenë si synim “zgjidhjen e problemeve të botës”. Çështja bërthamore iraniane “është e mbyllur - shtoi Ahmadinexhad e Teherani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e patjerësueshme”. Ndër të drejtat Republika islamike ka vendosur pasurimin me uranium.
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad deklaroi se është i gatshëm për një debat publik me presidentin amerikan Barak Obamën, kur do të shkojë në Aselmblenë e përgjithshme të OKB-së. Si kam thënë edhe më parë - pohoi Ahmadienxhad në një konferencë shtypi në Teheran, jam gati për një debat pranë Kombeve të Bashkuara për diskutuar mbi problemet globale e edhe për t’i dëgjuar pikëpamjet e tjerëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.