2009-09-06 19:12:47

Zoja e Lisit


(06.09.2009 RV)Sëbashku me Shën Rozën, bashkëpajtore e dioqezës së Viterbos është Zoja e Lisit, e cila nderohet në shenjtëroren me të njëjtin emër, që Papa Benedikti XVI e vizitoi sot.
Që nga mesi i viteve ‘400, në këtë shenjtërore kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme, në të cilat viterbezët kanë njohur ndërhyjen hyjnore. Që nga shpëtimi i qytetit nga kolera në gusht të vitit 1467 e deri tek bombardimet e Luftës II Botërore, që nuk e kanë prekur këtë vend. Gjithçka nisi nga fugurja e Zojës me Krishtin fëmijë, që një viterbez pikturoi në një tjegull, që kishte mbetur e mbërthyer në lis. Sot tjegulla ruhet në bazilikën e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.