2009-09-06 18:32:17

Makina e Shën Rozës


(06.09.2009 RV)Procesioni tradizional i Shën Rozës së Viterbos karakterizohet çdo vit nga ndërtimi i një makine, që quhet e Shën Rozës, e cila transportohet në krah nga banorët nëpër rrugët e qytetit, deri para kuvendit të klariseve, ku ruhet trupi i pakalbur, apo i pakorruptuar siç quhet me termin kishtar, i shenjtes, e cila ka ndërruar jetë, në moshën 18 vjeçare, 750 vjet më parë. Këtë vit, makina quhet “Lulja e Qiellit”, është 28 metra e lartë, peshon rreth 5 ton, e gjitha prej çeliku dhe alumini. Papa do të mund ta shohë të dielën, pas lutjes në kuvendin e klariseve. Por për të, të dëgjojmë arkitektin ideator të veprës, Arturo Vitori:
“Makina është studiuar nga pikpamja arkitektonike për të treguar historinë e Shën Rozës e ngjarjet kryesore të jetës së saj. Forma e spirales dhe seritë brenda tre spiraleve që ngjiten drejt qiellit, shërbejnë për të kujtuar momentet kryesore të jetës së shenjtes, si ato të jetës tokësore, përfaqësuar nga sfera në pjesën e poshtme të makinës. Pastaj kemi një sferë në mes, që përfaqëson mrekullinë e zjarrit me të cilin shpëtohet shenjtja. Së fundi, lart, qëndron sfera e bardhë, që përfaqëson jetën shpirtërore. Ajo mban edhe vetë shtatoren e shenjtes”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.