2009-09-04 18:01:43

Njëqind vjetori i lindjes së kardinalit Vilebrand, protagonist i ekumenizmit


(04.09.2009 RV)RealAudioMP3 Njëqind vjet më parë, më 4 shtator 1909, lindi në Bovenkarspel të Vendeve të Ulta, kardinali Johanes Vilebrands, një nga protagonistët më të mëdhenj të ekumenizmit.
Një “bari i palodhur në shërbim të Popullit të Zotit e të bashkimit të Kishës”, që i ka dhënë “hov të ri dialogut ekumenik”: kështu thoshte për të Papa Benedikti XVI më 2 gusht 2006, dita e vdekjes së kardinalit. Prelati, kryeipeshkëv i Utrehtit dhe primat i Hollandës, ia kushtoi krejt jetën nxitjes së bashkimit ndërmjet të krishterëve. Për 20 vjet, që nga 1969 deri më 1989, ka qenë në krye të dikasterit vatikanas të impenjuar në frontin e ekumenizmit, i frymëzuar nga motoja e tij ipeshkvnore: “Bëj mirë duke mbrojtur të vërtetën”. Të famshme nismat e tij të dialogut me ortodoksët, anglikanët dhe luteranët. Vendimtar impenjimi i kardinalit gjatë Koncilit II të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.