2009-09-04 18:01:53

Dhunë kundër të krishterëve në Pakistan


(04.09.2009 RV)RealAudioMP3 Dhuna kundër të krishterëve në Pakistan nuk ndalet: sulmi i fundit, dy ditë më parë në Baluçistan, u kushtoi jetën 5 vetëve. Qeverisë pakistaneze i janë bërë shumë thirrje, nga të gjitha anët e botës, që të sigurojë mbrojtje e mbështetje për pakicat e të shfuqizojë ligjin mbi blasfeminë, shkak kryesor i vdekjeve për të krishterët. Pas mesazhit të Benediktit XVI për bashkësinë e krishterë pakistaneze, solidaritet është shprehur edhe nga shumë ipeshkvij e dioqeza të botës, të gatshme për t’i ndihmuar të krishterët në ndërtimin e një shoqërie të rrënjosur në vlerat fetare e njerëzore. Kujtojmë se të krishterët përbëjnë 4% të popullsisë prej 170 milion banorësh, pjesa më e madhe e së cilës është myslimane. Të dëgjojmë një meshtar pakistanez, kombonian i dioqezës së Fasalabadit, dëshmitar i drejtpërdrejtë i sulmit të 1 gushtit, gjatë të cilit 8 të krishterë u dogjën të gjallë, ndërmjet tyre katër gra e dy fëmijë. Quhet atë Iftikar Mun. Ta dëgjojmë:
Të krishterët në Pakistan kanë akoma frikë. Natyrisht, qeveria pakistaneze mundohet të na ndihmojë e të na mbështesë, por dhuna shpesh është e pakontrollueshme e kalon përmes fanatizmit fetar. Myslimanët ekstremistë nuk humbin rast pa terrorizuar krejt bashkësinë e krishterë, duan destabilizimin e vendit. Njerëzit kanë gjithnjë frikë, nuk janë kurrë të sigurtë, por ne duhet të jetojmë atje, sepse ai është vendi ynë, aty i kemi shtëpitë, punën.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.