2009-09-03 17:31:41

Virusi A/H1N1, në Greqi vdes shqiptari 25 vjeçar


(03.9.2009 RV)Virusi A/H1N1 i njohuri si gripi i derrit, shënon viktimën e parë shqiptare. 25 vjeçari Jani Metushi kurohej në gjendje të rëndë që prej datës 19 gusht në spitalin Evangjelizmo të Athinës. Ai ishte infektuar nga gripi i derrit gjatë pushimeve në ishullin Paros të Greqisë. Gjendja e 25 vjeçarit është rënduar pasi prej kohësh vuante nga probleme kardiake. Metushi jetonte prej vitesh me dokumente të rregullta në shtetin helen.







All the contents on this site are copyrighted ©.