2009-09-02 16:20:21

Së paku 23 të vdekur në Afganistan nga një atentat kamikaze.


(02.9.2009 RV)Sipas bilancit të përkohshëm,23 persona u vranë nga një atentat kamikazë që ndodhi sot në Afganistanin lindor. Në këtë sulm vetëvrasës, u vra edhe Abdullah Laghmani, numri dy i shërbimit të zbulimit në Afganistan, dhe liderët e Këshillit e Qeverisë provinciale. Sulmuesi kamikazë shpërtheu në afërsi të një xhamie në qytetin Mehterlam. Talebanët e morën përgjegjësinë e këtij atentati kamikazë.







All the contents on this site are copyrighted ©.