2009-09-02 18:45:11

Rubrika ‘Çelësi i fjalëve të Kishës’ do të jetë një herë në javë, çdo të enjte.


(02.9.2009 RV)Para afër një muaji filluam një cikël rubrikash radiofonike kushtuar fjalëve e termave teologjike, liturgjike, kishtare, me një fjalë atyre shprehjeve që përdoren nga Kisha për të transmetuar mesazhin Ungjillor të Shpëtimit shpirtëror e për të shpreh përmbajtjen e doktrinës së fesë në Jezu Krishtin Zot e Shëlbues.
Pas transmetimit të përditshëm për një muaj me radhë, tani kemi menduar e vendosur të vijojmë me rubrikën ‘Çelësi i fjalëve të Kishës’ duke transmetuar vetëm një herë në javë, për çdo të enjte, me shpresë që të jetë sadopak një ndihmë e çelës i vogël për të depërtuar në botën e krishterë dhe për t’u njohur nga afër me mesazhin e Krishtit. Urimi ynë së pari për ne vet po edhe për të gjithë ata që na përcjellin, besimtarë e jo, është ai nga Letra shkruar Diognetit nga një anonim: “Ajo çka shpirti është në trup, atë janë të krishterët në botë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.