2009-09-02 17:11:47

Papa: Kujtimi i Luftës II Botërore i mëson njeriut shpirtin e paqes për të cilin Evropa e bota kanë nevojë.


(02.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI pas përmbledhjes së katekizmit në gjuhë të ndryshme të botës, në çastin e përshëndetjeve, duke iu drejtuar shtegtarëve polakë, foli edhe për 70-vjetorin e fillimit të Luftës II Botërore, që u përkujtua dje:
W pamięci narodów pozostaje...
Në kujtesën e popujve mbeten të pashlyera tragjeditë njerëzore dhe absurditeti i luftës. T’i lutemi Zotit që fryma e faljes, e paqes dhe e pajtimit t’i mbushë përplot zemrat e njerëzve. Evropa dhe bota e sotme kanë nevojë për shpirtin e bashkimit. Ta ndërtojmë mbi Krishtin e mbi Ungjillin e Tij, mbi bazën e dashurisë e të vërtetësisë”.
Në përfundim Benedikti XVI u drejtoi një përshëndetje të veçantë edhe pjesëmarrësve në një simpozium ndërkristian, organizuar nga Universiteti Papnor Antonianum dhe Universiteti Aristoteles i Selanikut. Uroj – tha në përfunim Papa – që reflektimi i përbashkët ndërmjet katolikëve e ortodoksëve mbi figurën e Shën Agostiniut, t’i shpejtojë hapat tanë drejt bashkimit të plotë.







All the contents on this site are copyrighted ©.