U mbushën 70 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Reflektimi i Benediktit XVI
mbi ideologjitë totalitare.
(01.09.2009 RV)“Kisha e Gjermanisë dhe ajo e Polonisë duhet të kërkojnë bashkarisht
paqën për ne dhe për botën”. Kështu nënvizuan ipeshkvijtë gjermanë dhe polakë në një
Meshë të përbashkët në Berlin ku përkujtuan viktimat e Luftës së Dytë Botërore sot
në 70-vjetorin e shpërthimit të saj, që përkon me sulmin hitlerian kundër Polonisë.
Këtë ngjarje të dhimbshme Papa Benedikti XVI, ashtu si edhe paraardhësi i tij Gjon
Pali II, e ka përkufizuar si një tragjedi të stërmadhe. Ja se si është shprehur Ati
i Shenjtë Racinger duke folur mbi ideologjinë naziste dhe të keqen që ajo mbarte në
vetvete:
“Sa herë që një idelogji totalitare e shkel njeriun, krejt njerëzimi
kërcënohet seriozisht. Me kalimin e kohës, kujtimet nuk duhet të zbehen. Përkundrazi
duhet të kthehen në mësime për brezin tonë dhe për ata të ardhshëm. E kemi për detyrë
të kujtojmë, veçanërisht më të rinjtë, se deri në ç’pikë të paimagjinueshme mund të
arrijë përçmimi për njeriun dhe dhunimi i të drejtave të tij.”