2009-09-01 14:43:15

Papa i fton Vendet e industrializuara në një bashkëpunim për të ardhmen e planetit


(01.9.2009 RV)Sot me 1 shtator, në Itali kremtohet Dita për ruajtjen dhe shpëtimin e gjithësisë, do të thotë të mjedisit. E dita e sotme ka edhe vlerë ekumenike, sepse sivjet ka për temë rëndësinë e ajrit, element i domosdoshëm për të jetuar. Kështu Papa Benedikti XVI të dielën e kaluar pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, shqiptuar në oborrin e Pallatit apostolik në Kastel Gandolfo.
Ashtu siç bëra në Audiencën e përgjithshme të mërkurën e kaluar - shtoi Papa - i nxis të gjithë duke i ftuar për një impenjim më të madh për ruajtjen e krijimit, dhuratë e Zotit. Në veçanti, inkurajoi Vendet e industrializuara për një bashkëpunim të ndërgjegjshëm për të ardhmen e planetit e për bërë në mënyrë që të mos jenë popullsitë më të varfra ato që paguajnë çmimin më madhe të ndryshimeve klimaterike”.







All the contents on this site are copyrighted ©.