Ahmadinexhad do të flasë përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
(01.09.2009 RV)Sipas gazetës Uashington Post, presidenti iranian Ahmadinexhad
ka ndërmend të flasë përpara Asamblesë së Përgjithshme së OKB në Nju Jork, me 23 shtator.
Lajmi që u bë i ditur nga zëdhënësi i tij në Teheran, u konfirmua edhe nga funksionarët
e OKB-së. Burime nga Kombet e Bashkuara njoftuan se presidentit Ahmadinexhad do t’i
rezervohen të gjitha nderimet ashtu si edhe kryetarëve të shteteve të tjera. Ky do
të jetë udhëtimi i parë i Ahmadinexhadit në një vend perëndimor pas votimeve të fundit
për të cilat pati aq shumë polemika dhe akuza për manipulime. Që tani shumë site
interneti të iranianëve në mërgim kanë nisur të bëjnë thirrje të manifestojnë kundër
Ahmadinexhadit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës në Iran thonë se pjesëmarrja do të
jetë e madhe.