2009-08-31 16:26:30

Në Gjermani CDU humb në mënyrë domethënëse edhe pse vazhdon të jetë partia e parë.


(31.8.2009 RV)Në Gjermani, katër javë para votimeve parlamentare, partia e kancelares Angela Merkel, CDU mbetet partia e parë por ka pësuar humbje të rëndë në votimet e djeshme rajonale në dy Lande gjermane. Në landin e Tyringisë dhe në atë të Sŕrrës, partia kristiandemokratike ka humbur shumicën absolute e nuk mund më të qeveris e vetme. Ndërsa në landin e Saksonisë, ka fituar dhe mund të vazhdojë të qeverisë e vetme. Krahas konfirmim të rezultateve të mëparshme të social demokratëve të SPD, e reja e votimeve të djeshme është rritja e të majtëve Pds dhe e rebelëve të Spd të udhëhequr nga ish lideri i larguar, Oskar Lafontaine.
Humbja elektorale që CDU ka pësuar në Landet e Gjermanisë, ku dje u votua, “është një thirrje për t’u zgjuar e i drejtohet të gjithë atyre që deri më tani kanë menduar se fitorja elektorale e 27 shtatorit ishte e garantuar”. Kështu pohoi zëvendës kryetari i grupit parlamentar të kristianëdemokratëve, Wolfgang Bosbach. “Duhet ta shndërrojmë në votë simpatinë e madhe që gëzon kancelaria”, ka komentuar kryeministrit i Saksonisë së Ultë, Christian Wulft, duke iu referuar nivelit të lartë të popolaritetit të Angela Merkel, në krahasim me kundërshtarin e saj socialdemokratin, Frank-Walter Steinmaeier.
Në Tyringi kristiandemokratët CDU arrijnë deri në 31,2 përqind të votave. Forca e dytë bëhet partia e majtë me 27,4%. Socialdemokratët arritën 18,5%. Partia liberale FDP arrin 7,6%, të gjelbrit 6,2%. Në Landin e Sarrës CDU arrin 34,5%, Partia socialdemokrate me kandidatin kryesor Heiko Maas arrin nivelin 24.5% E majta me kryeministrin e dikurshëm Oskar Lafontaine në krye mori 21,3%. Për të gjelbrit votuan 5,9%, për FDP 9,2%. Në Saksoni CDU e kryeministrit Stanislaw Tillich merr 40,2% me një diferencë të qartë prej partisë së majtë me 20,6%. PSD ka 10,4% pak para FDP me 10%. Të gjelbrit arritën 6,4%. Me 5,6% edhe NPD do të përfaqësohet përsëri në parlamentin e Dresdenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.