2009-08-30 12:12:08

Ipeshkvijtë gjermanë e polakë përkujtojnë viktimat e Luftës II Botërore.


(30.08.2009 RV)Sot ipeshkvijtë gjermanë e polakë përkujtuan viktimat e Luftës II Botërore, në 70-vjetorin e fillimit të konfliktit, me një kremtim eukaristik të përbashkët, në katedralen berlineze të Shën Edvigës. Kremtimin e kryesoi kryeipeshkvi i Berlinit, kardinali Georg Strezinski, në bashkëkremtim me kryeipeshkvin e Varshavës, imzot Kazimir Niç, ipeshkvij e meshtarë të tjerë, përfaqësues të dy kombeve. I pranishëm edhe presidenti gjerman, Horst Këhler.







All the contents on this site are copyrighted ©.