2009-08-28 18:25:37

Ahmadinexhad kërkon dënimin e liderëve opozitarë


(28.8.2009 RV)Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, kërkon që liderët opozitarë të dënohen lidhur me trazirat që shpërthyen pas fitores së tij të kontestuar në zgjedhjet presidenciale. Ai e bëri këtë kërkesë gjat një fjalimi që mbajti para mijëra njerëzve, para faljes së xhumasë, në Teheran. Sipas Ahmadinexhad për trazirat nuk duhet të dënohen vetëm aktivistët, të cilët tashmë po gjykohen lidhur me protestat e mbajtura pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.