2009-08-27 16:57:48

Po afrohet vizita e Benediktit XVI në qytetet italiane Viterbo e Banjorexho.


(27.08.2009 RV)Në dioçezën e Viterbos padurimi i besimtarëve për vizitën e Papës Benedikti XVI, që do të zhvillohet me 6 shtator, sa vjen e rritet. Paradite Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën në Vale Faul, në Viterbo, ndërsa pasdite do të vizitojë qytetin e Banjorexhos ku ruhen reliket e Shën Bonaventurës. Çaste të tjera domethënëse do të jenë vizitat pranë shenjtërores të Shën Rozës dhe pranë shenjtërores tjetër Zojës së Bekuar 'Madonna della Quercia'. Po, si po e presin besimtarët e kësaj dioçeze italiane vizitën e Papës? Kësaj pyetjeje i përgjigjet Dom Flavio Valeri, përgjegjës i komitetit organizator për vizitën baritore të Papës Racinger. Ta dëgjojmë:

"Kemi filluar përgatitjen shpirtërore menjëherë porsa ipeshkvi ynë Imzot Lorenco Kiarineli, na dha lajmin e mirë, më 8 dhjetorin e vitit të kaluar. Kjo përgatitje shpirtërore mbështetet në dy pika: e para është lutja – ipeshkvi ka shkruar një lutje tepër të bukur të cilën populli e thotë çdo ditë, në të gjitha kishat e dioçezës duke u përgatitur për këtë ngjarje. E dyta është broshura e hartuar nga komiteti organizativ, e cila fton për reflektim mbi misionin e Pjetrit në Kishë dhe figurën e Shën Bonaventurës".







All the contents on this site are copyrighted ©.