2009-08-27 17:00:29

Në Boston vijojnë homazhet pranë trupit të senatorit Ted Kenedi. Salikimet, të shtunën.


(27.08.2009 RV)Pas Meshës që u kremtua sot në mesditë në Hijanis Port, trupi i senatorit amerikan Eduard Kenedi çua në Kejp Kod, Boston për homazhet e rastit që do të kryhen pranë bibliotekës dhe muzeut që mbajnë emrin e presidentit Xhon Ficxherald Kenedi, vëlla i të ndjerit senator Eduard Kenedi.
Salikimet do të zhvillohen të shtunën në Kishën Misionare të Bostonit ku do të flasë edhe presidenti Barak Obama. Mjetet amerikane të informimit kanë lajmëruar se në ceremoninë e salikimeve do të marrin pjesë edhe ish-presidentët Xhimi Karter, Bill Klinton, si edhe të dy ish-presidentët Bush.







All the contents on this site are copyrighted ©.