2009-08-27 12:11:24

Koncert me muzikë fetare në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga kori i Universitetit Silezian nga Polonia


(27.8.2009 RV)Dje në mbrëmje në mjediset e Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë, Kori Akademik i Universitetit Silezian të Tekonologjisë në Poloni dha një koncert me këngë kishtare.
Koncerti, i organizuar nën kujdesin e ambasadores së Republikës së Polonisë në Shqipëri Irena Tatarzynska, në më pak se një orë përcolli 10 psalme të ndara në tre periudha kryesore si muzika e hershme polake, muzika kishtare ortodokse dhe krijime të muzikës bashkëkohore.
Kori Polak, me këngëtarë të moshave të ndryshme, interpretoi për të pranishmit pjesë të zgjedhura nga repertori i tij, si "Omni die dic Mariae", "Bogoroditse Djevo", "Hvalite Gospoda s nebes", "Tebe pojem", "Bogoroditse Djevo", etj.
Kori Akademik i Universitetit Silezian i Teknlogjisë në Glivice është krijuar në vitin 1945 nga ish-punonjës dhe studentë të Universitetit Politeknik të Lvovit. Ai jep afërsisht 40 koncerte në vit në Poloni dhe jashtë saj. Ky kor është vlerësuar me më shumë se 50 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Repertori i tij është shumë i pasur dhe i larmishëm. Ai interpreton muzikë klasike dhe bashkëkohore, polake dhe të huaj, muzikë popullore të përpunuar si dhe pjesë vokale dhe instrumentale, duke përfshirë këtu pjesë nga krijimtaria e njohur botërore si Beethoven, Haendel, Mozart, Rossini, Rutter, Tëardoësk, Schubert, Vierni, etj.Nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.