2009-08-27 16:59:29

Kisha katolike në Greqi viktimë e diskriminimeve. Denoncim i Imzot Papamanolis pas akteve vandale në varrezën katolike në Kanià, Kretë.


(27.08.2009 RV)Në Kanià, Greqi disa të panjohur dëmtuan së fundmi varrezën katolike të qytetit duke thyer pllaka mermeri, kryqe dhe mbishkrime. Kisha katolike i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë dhe të Rendit Publik më shumë mbrojtje por tani për tani nuk dihet ende se kush mund t’i ketë kryer këto akte vandalizmi.
Në mikrofonin e radios sonë flet Imzot Fragkiskos Papamanolis, administrator apostolik i Kretës dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike greke:

Përgjigje: Mund të jenë të këqiat e shoqërisë, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Në fillim mendonim se mund të ishin të droguarit, por më vonë kuptuam se mund të jetë edhe ndokush tjetër. Ka mundësi që të jenë persona të cilët për arsye psikologjike nuk duan që në mes të qytetit të ketë një varrezë. Këto dhunime në varreza vazhdojnë tashmë që prej dy vitesh.

Pyetje: Ç’reagime pati në Greqi lidhur me këto akte të ulta në varrezën e Kaniàs në Kretë?

Përgjigje: Po, kur turqit dhunuan varrezën ortodokse në Stamboll, qeveria greke tha se përbën problem kombëtar, kurse për varrezën tonë në Kanià autoritetet vendore nuk bëjnë thuajse asgjë. Njoftimin ia kemi dhënë të gjitha gazetave, por asnjë nga mjetet e informimit nuk e dha lajmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.