2009-08-27 17:00:07

Imzot Helder Kamara, figurë e jashtëzakonshme e Kishës së brazilit në 10 vjetorin e vdekjes


(27.8.2009 RV)Sot bie 10 vjetori i vdekjes së dom Helder Kamara, kryeipeshkëv i Olinda-s e Resifes, në Brazil. Vendi i tij kremton edhe njëqind vjetorin e lindjes së prelatit, i cili lindi më 1909, e me këtë rast Kisha katolike e Brazilit ka organizuar një sër nismash për të përkujtuar figurën e jashtëzakonshme të këtij bariu shumë të dashur, i cili qe gjithmonë pranë të varfërve e të menjanuarve si mbrojtës i paepur i së drejtës së jetës. Ja si e kujton figurën e dom Kamarësj kryeipeshkvi i Shën Palit të Brazilit, kardinali Sharër:
“Ka qenë një figurë e jashtëzakonshme, një njeri i ndieshëm, një poet, një mistik. Kishte një aftësi e njohuri të hollë për politikën, për të bërë politikë të mirë në shërbim të popullit e të vendit. Dom Helder Kamara ishte ngusht i lidhur me fondacionin e Konferencës ndërkombëtare të ipeshkvijve. Qe një ndër etërit e Koncilit të II të Vatikanit shumë aktivë, kuptonte se ku po shkonin gjërat në Koncil. Ai madje ishte shumë i interesuar e i lidhur me çështjen e mbrojtjes të të drejtave njerëzore, të dinjitetit të personit, sidomos gjatë periudhës së diktaturës ushtarake në Brazil - në gjysmën e viteve 1960-ta deri në fillim 1980-tave. Ka qenë mbrojtës i madh i lirisë demokratike, i dinjitetit të personave e kundër persekutimit nga ana e politikanëve, kundër torturës, kundër mungesës së lirisë demokratike. Ka denoncuar edhe situata të ndryshme të varfërisë e ka punuar shumë mbi idenë për të ndihmuar të varfërit e të ka bërë një betejë të jashtëzakonshme për çrrënjosjen e kësaj plage të rëndë shoqërore. Sot e kujtojmë me gëzim të madh e mirënjohje dom Helder Kamara : ka qenë një dritë në historinë e jetës së Kishës dhe të shoqërisë së Brazilit.







All the contents on this site are copyrighted ©.