2009-08-27 18:28:14

Ambasadori i ri i SHBA-së pranë Selisë së Shenjtë Diaz, mbërrini në Romë


(27.8.2009 RV)Ambasadori i ri i SHBA-së pranë Selisë së Shenjtë zgjedhur nga Barak Obama, shkelqësia e tij Mighuel H. Diaz, mbërrini në Romë. Në fillim të gushtit Senati i SHBA-së e konfirmoi emërimin e përfaqësuesit të Vashtingtonit pranë Vatikanit.
Ambasadori i ri Diaz, 45 vjeç, e zëvendëson Mary Ann Glendon. Eshtë i martuar, babë i katër fëmijëve, profesor teologjie në Universitetin e Shën Gjonit dhe në Kolegjin e Shën Benediktit në Minesota. Diaz ka qenë këshilltar i Barak Obamës gjatë fushatës elektorale e tani i është besuar kjo detyrë e rëndësishme diplomatike si përfaqësues i SHBA-së pranë Vatikanit. “Dua të jem urë mes kombit tonë e Selisë së Shenjtë”, siguroi Diaz menjëherë pas emërimit në këtë detyrë, duke premtuar “vazhdimësinë” në marrëdhëniet me Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.