2009-08-26 20:02:58

Nuk ndalen protestat në Mitrovicë


(26.08.2009 RV)Kanë vazhduar edhe sot protestat e serbëve të Mitrovicës kundër ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve, në një zonë të caktuar me marrëveshje, që quhet Kroi i Vitakut. Gjendja, në përgjithësi e qetë, u kontrollua nga misioni ndërkombëtar Eulex. Serbët janë lejuar të ndërtojnë 5 shtëpi në zonën, që po e pastrojnë shqiptarët për të ndërtuar shtëpitë e shkatërruara nga lufta, por ata nuk janë dakord me këtë vendim.







All the contents on this site are copyrighted ©.