2009-08-26 20:03:35

Ish-presidenti i Iranit: pohimet e reformistëve në gjyq të marra me forcë


(26.08.2009 RV)Ish-presidenti i Iranit, Mohamad Khatamì sulmoi sërish sot qeverinë ultrakonservatore të Mahmud Ahmadinexhadit, duke kritikuar ashpër procesin kundër protestuesve të pas zgjedhjeve, që po zhvillohet në Teheran. Si në proceset më të njohura diktatoriale, të akuzuarit kanë deklaruar faje që nuk i kanë. Khatamì, në një komunikatë për shtyp, thekson se pohimet e tyre janë marrë me forcë, në kushte të jashtëzakonshme, prandaj duhen konsideruar të pavlefshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.