2009-08-26 20:03:23

Indinjatë për atentatin në Kandahar: 43 të vdekur


(26.08.2009 RV)Ka shkaktuar një valë indinjate, atentati i mbrëmshëm në qytetin e Kandaharit, në Afganistan, në të cilin humbën jetën 43 civilë dhe u plagosën 64 të tjerë, gjatë një dasme. Të gjitha kancelaritë botërore e kanë dënuar ashpër aktin e dhunshëm, i cili mbetet pa autor. Në fakt, sot një nga zëdhënësit e talebanëve mohoi përfshirjen e tyre në këtë masakër të re.







All the contents on this site are copyrighted ©.