2009-08-25 19:00:17

"Vetëvendosja" kundër Eulex-it. Misioni i BE-së dënon dhunën. Presidenti Sejdiu kundërshton protokollin mes Eulexit e Beogradit.


(25.8.2009 RV)Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dëmtuan sot në Prishtinë 28 automjete të misionit për siguri dhe sundim të ligjit EULEX, prapa Pallatit të Rinisë, kurse policia ka arrestuar 21 aktivistë të kësaj organizate dhe ndaj tyre ka filluar procedura hetimore për rastin e dëmtimit të pronës e për ndërhyrje të dhunshme. Reagon misioni i BE-së: Jo dhunës, por protesta paqësore. “Vetëvendosja i thotë jo marrëveshjes së Kosovës me Serbinë" dhe akuzon presidentin Sejdiu e kryeministrin Thaçi, si dy figura, siç thuhet, të nënshtruara politike, për interesa individuale. Vetë Presidenti Sejdiu ka përsëritur sot se Kosova është kundër nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit, duke i anashkaluar institucionet e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.