2009-08-24 15:50:53

Athina, kryeqyteti grek, vazhdon të digjet


(24.08.2009 RV)Në Greqi vazhdon beteja e dëshpëruar kundër zjarrit, i cili po djeg që prej katër ditësh, rajonin e Atikës, në verilindje të Athinës. Autoritetet pranojnë se gjendja është e vështirë, por sot, për herë të parë, tregohen më optimiste. Rënia e erës ka ndihmuar operacionet, që pengojnë ecjen e flakëve drejt kryeqytetit. Rrezikohen seriozisht qyteti bregdetar Nea Makri, në veri të Athinës dhe Maratona, vend historik. Tani për tani, nuk ka lajme për viktima. Zjarri ka djegur 12 mijë hektarë pyll dhe ka shkatërruar rreth njëqind shtëpi. Mëse 10 mijë janë shpërngulur.







All the contents on this site are copyrighted ©.