2009-08-24 15:51:05

Aksidenti në hidrocentralin rus


(24.08.2009 RV)Tashmë është zyrtare: asnjë nga të 70-të personat që u përfshinë në aksidentin e hidrocentalit të së hënës së kaluar në Siberi nuk ka mbetur gjallë. Arësyet e kësaj tragjedie mbeten akoma për t’u sqaruar, megjithëse sot, presidenti rus Medvedev përmendi prapambetjen teknologjike të pjesës më të madhe të infrastrukturave në Rusi. Të shtunën, në një aksident tjetër, humbën jetën katër zjarrfikës, në përpjekjen për të shuar zjarrin e shkaktuar nga rrufeja në një serbator nafte në rajonin Khanti-Mansik, përtej Uraleve.







All the contents on this site are copyrighted ©.