2009-08-23 12:16:09

Benedikti XVI dhuroi pesëdhjetë mijë dollarë për të ndihmuar popullsitë e dëmtuara nga stuhitë.


(23.08.2009 RV)Papa ishte i pari që i dërgoi një ndihmë konkrete popullsive të Taivanit, të dëmtuara këto ditë nga tifoni Morakot. Ati i Shenjtë nuk priti të pushonin shirat e përmbytjet, por nisi menjëherë, përmes Këshillit Papnor ‘Cor Unum’, një dhuratë prej 50 mijë dollarësh, për të ndihmuar popullsitë e zonave më të goditura nga stuhitë shkatrrimtare. Në përkim me qeverinë, Kisha katolike ka nisur në vend edhe vullnetarë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë e që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Ndërsa ipeshkvijtë u kanë shkruar disa prej konferencave ipeshkvnore, duke u kërkuar ndihmë materiale. Të gjitha këto janë shenjë konkrete e afërsisë shpirtërore të Papës e të Kishës universale me njerëzit që vuajnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.