2009-08-21 17:12:40

Papës i hiqet allçia nga kyçi i dorës së djathtë: rezultati shumë i kënaqshëm; tani nis riaftësimi.


(21.08.2009 RV)“Sot paradite - sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Vatikanit – në ambulancën e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfos, Papës iu hoq nga kyçi i dorës së djathtë allçia, vënë më 17 korrikun e kaluar në spitalin e Aostës, pas rrëzimit në shtëpinë ku po kalonte pushimet verore. Iu bë menjëherë edhe një radiografi kontrolli, që vërtetoi ngjitjen e plotë të kockës së thyer”.
Sipas deklaratës së mjekut personal të Benediktit XVI, doktor Patricio Poliskës, kocka e thyer është ringjitur plotësisht. Kështu - sipas mjekëve - u arrit një rezultat tejet i kënaqshëm, që do të plotësohet më tej përmes një programi të përshtatshëm riaftësues.
Sidoqoftë dora e thyer nuk e pengoi Papën t’i përshëndeste besimtarët me të dyja duart në takimet verore të Engjëllit të Tënzot e në audiencat e përgjithshme të së mërkurës.
E, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së ardhshme, përshëndetja që Papa do t’u drejtojë besimtarëve me të dyja duart, do të jetë, sigurisht, ripohim festiv i deklaratës së sotme të mjekëve!







All the contents on this site are copyrighted ©.