2009-08-21 17:46:12

Atentate të reja në Bagdad. Dy të vrarë dhe njëzet të plagosur.


(21.8.2009 RV)Një tjetër atentat në Bagdad shkaktoi sot dy të vrarë dhe njëzet të plagosur. Bomba ishte vendosur në afërsi të tregut të fruta-perimeve në jug të kryeqytetit. Lajmi u dha nga burimet e policisë. Siç dihet ditët e fundit terroristët guxuan të sulmojnë edhe “Zonën e Gjelbër” të Bagdadit duke vrarë më se 100 vetë dhe duke plagosur rreth pesëqind të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.