2009-08-20 16:42:00

Presidenti Ahmadinexhad paraqiti sot qeverinë e re. Për herë të parë në historinë e Iranit tri gra ministre.


(20.08.2009 RV)Presidenti Ahmadinexhad bëri të njohur sot listën e ministrave të qeverisë së re të tij. Do të ketë edhe tri gra ndër 21 ministrat e tij, gjë kjo krejtësisht e re për Iranin. Po cila mund të jetë politika e kësaj qeverie të re të Ahmadinexhadit? Të dëgjojmë komentin e përfaqësueses së grave iraniane në Itali:

Përgjigje: Mendoj se në këto çaste krize të thellë të qeverisë iraniane, emërimi i grave ministre është thjeshtë makiazh. Dua të them se qeveria për t’u dukur si e ligjshme përpara Perëndimit kishte nevojë për këtë gjë. Në një regjim ku ministrat nuk mund të bëjnë tjetër veçse t’i binden udhëheqësit suprem nuk ka rëndësi në je burrë apo grua.







All the contents on this site are copyrighted ©.