2009-08-20 16:31:38

Papa emëron imzot Fratinin nunc të ri apostolik në Spanjë.


(20.08.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI emëroi kryeipeshkvin Renco Fratini, nunc të ri apostolik në Spanjë dhe në Principatën e Andorrës.
Imzot Fratini, deri tani nunc në Nigeri, do të kryejë edhe detyrën e Vëzhguesit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës Botërore të Turizmit në Madrid.
I lindur në vitin 1944, në Urbisalia, në provincën e Maçeratës, u shugurua meshtar më 1969; ipeshkëv, më 1993. Gjatë karrierës së tij diplomatike në shërbim të Selisë Apostolike, ka qenë nunc në Nigeri, në Timorin Lindor e në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.