2009-08-20 16:41:05

Kush është Shën Bernardi i Kjaravales


(20.08.2009 RV)Shën Bernardi i Kjaravales lindi në Dizhon të Francës më 1090 e vdiq në Kjaravalle, më 20 gusht 1153.
Njëzet e dy vjeç u bë murg, duke tërhequr pas vetes edhe tridhjetë të rinj të tjerë nga fisi i tij. U mbyll në manastirin e Sitosë, themeluar nga Robert Molemë.
Njëzet e pesë vjeç e nisën të themelojë një manastir tjetër në Klervò, fushë e pabanuar, që do të bëhej Clara Vallis e tij dhe e murgjërve të tij.
Pas Robertit, Alberikut e Shtjefinit, Bernardi, qe atë i Urdhërit Çisteçens. E çisterçensëve të tij u kërkoi më pak salltanet, më pak funksione, më pak lexim e shumë më tepër, punë. Përhapi në Evropën e paditur mitet e lëvrimit, apostujt me shat, që vunë në rregull tokën dhe ujin e bashkë me ta, edhe kafshët, duke e shndërruar, me djersë e me lutje, historinë e Kontinentit.
Në vitin 1145 u ul në fronin e Shën Pjetrit nxënësi i tij, Bernardo dei Paganeli (Eugjeni III) e ai i dërgoi një traktat, që vlente për çdo papë, e posaçërisht për nxënësin e tij, të cilin e fton të mos gënjehet nga njerëzit, të cilët i silleshin rrotull: “A mund të më tregosh të paktën një, që e përshëndeti zgjedhjen tënde pa marrë para, ose pa shpresë se do t’i marrë? E, kujdes, pikërisht ata që mundohen të të bindin se janë shërbëtorë besnikë, s’dëshirojnë gjë tjetër, veçse të përfitojnë nga ti. Ruaju prej tyre!”.
Vitet e fundit Shenjti kaloi çaste të hidhura: vështirësi në urdhër, përhapje herezish e vuajtje fizike. Vdiq nga tumori në stomak. U varros në Kishën e manastirit, por gjatë revolucionit eshtrat e tij u flakën nga varri; shpëtoi vetëm koka, që ruhet në katedralen e Troasë.
Aleksandri III e shpalli shenjt në vitin 1174; Piu VIII, më 1830, i dha titullin ‘Doktor i Kishës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.