2009-08-19 17:48:07

Të krishterët irakianë përsëri në qendër të vrasjeve dhe të rrëmbimeve.


(19.08.2009 RV)Sabah Daud Askar, 55 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë, u vra përpara shtëpisë së tij në lagjen Almaz në Kirkuk ndërsa përpiqej të ndalonte marrjen peng të një fëmije mysliman. Po dje Samir Gorxha, 50 vjeç, me profesion mjek, u rrëmbye nga disa terroristë të cilët gjatë pengmarrjes shtinë me armë duke vrarë edhe një kalimtar, edhe ky i krishterë. Agjencia Azianjuz flet për një atmosferë terrori dhe frike që ka përfshirë të gjithë të krishterët aq sa mund të pritet edhe një ikje tjetër masive e tyre. Por nga Iraku vijnë edhe lajme të mira për bashkëjetesën. Kryeipeshkvi i Kaldejve të Kirkukut, Imzot Luis Sako gjatë ceremonisë të kthimit të tri shkollave të krishtera të shtetizuara nga regjimi i Sadam Hyseinit Kishës Kaldee, tha se e ardhmja e Irakut do të nisë pikërisht nga arsimi. “Synimi ynë është që të krishterët dhe myslimanët të arsimohen së bashku nën të njëjtën strehë” nënvizoi prelati.







All the contents on this site are copyrighted ©.